
Ermal Sadiku, deputet i LDK-së, ka shkruar fjalë përgëzimi për bizneset.
Sipas tij, në muajin tetor, Kosova ka thyer rekordin e eksporteve.
Tutje, ai ka vlerësuar se Qeveria i ka harruar bizneset.
Postimi i plotë:
Qe një lajm i mirë!
Në muajin tetor, Kosova e ka thyer rekordin e eksporteve, duke arritur në 124 milionë euro brenda një muaji!
Unë vetëm dua t’i përgëzoj ndërmarrësit dhe bizneset e Kosovës.
Në këtë kohë kur Qeveria ju ka harruar, ju nuk ndaleni. Nuk dorëzoheni. Vazhdoni të punoni, të prodhoni, të eksportoni dhe të krijoni vende pune.
Bravo! Ju jeni forca e vërtetë e ekonomisë së Kosovës! ![]()



