Nisin punimet në Fabrikën e Municionit, Ramadani për Qeverinë Kurti: Veç presioni publik i fut në lëvizje

Burim Ramadani, deputet i AAK-së, ka komentuar lajmin për nisjen e punimeve në Fabrikën e Municionit në Gjakovë.

Ai ka theksuar se këtë temë e kishte ngritur në Kuvend, shkruan Gazeta Politika.

Tutje, sipas Ramadanit, “veç presioni publik i fut në lëvizje këta qeveritarë”.

Postimi i plotë:

Veç presioni publik i fut në lëvizje këta qeveritarë.

Në dhjetor 2024 kanë bërë marrëveshjen për Fabrikën e Municionit. Deri në fillim të nëntorit 2026, asnjë tullë nuk e kanë vënë.

Ngrita këtë në Parlament, në diskutim dhe me pyetje parlamentare. Opinioni publik u trondit me të vërtetën që në Gjakovë as që kanë nisur punimet.

Tashmë (dje) doli lajmi që paskan filluar.

Do t’i mbajmë përgjegjës për secilin veprim e mosveprim. Do të japin llogari për të metat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.