
Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK-së dhe një nga njerëzit kryesor të LPK-së, ka folur për Behajdin Allaqin, veprimtarin e njohur të LPK-së, trupi i të cilit vazhdon të jetë i pagjetur.
Në Kanal 10, Haliti ka theksuar se Allaqi ishte “shok i yni”.
Tutje, ai ka treguar se nuk di ndonjë gjë tjetër, pos ato që janë shkruar në komunikatën e UÇK-së, e cila kishte theksuar se Allaqi kishte ra dëshmor në luftim me Serbinë.
“Meqënëse unë s’kam qenë këtu, nuk mund të flas kurgjo. Nuk e di çka është e vërtet dhe çka nuk është e vërtetë. Unë e kam takuar motrën e Behajdinit, e kam takuar gruan e Behajdinit, e kam takuar djalin e Behajdinit dhe vëllain e Behajdinit, pas luftës, kanë ardhur më kanë pyetur. Çfarë kam pasur unë me tregu? A po di? Unë mund të them që Behajdini ka qenë shok i yni, por çka ka nodhur, unë e di vetëm komunikatën që ka dalë, që është në përballje me ushtarët e Serbisë është vra, ka rënë dëshmor. E di që mas luftës është shpallë dëshmor dhe hero dhe e di që ka pasur një impenjim të familjes lidhur me çështjen e tij. Kaq di unë” – tha Haliti, transmeton Gazeta Politika.
Sjellim ndër mend që emri i Allaqit u kthye në qendër të debatit, pasi shkalla e parë e Gjykatës Speciale e dënoi Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës, për rastin e Allaqit.



