
Një qytetare nga Turqia me emrin Yagmur ka publikuar një video, ku ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur Kosovën si vend për të jetuar.
Duke folur për Kosovën si adresë banimi, Yagmur ka treguar një histori interesante me një taksist.
Sipas qytetares turke, taksisti e ndaloi taksimetrin, pasi e gaboi rrugën.
“Për të gjithë që më keni pyetur se përse e kam zgjedh Kosovën. Një ditë kur mora një taksi për t’u kthyer në shtëpi, taksisti ngatërroi rrugën dhe ndaloi taksimetrin. Edhe pse i thash nuk ka problem, ai më tha se nuk preferon të u hyjë njerëzve në hak dhe se ushqehet hallall. “Nuk dua ta mashtroj askënd” tha ndër tjera burri. Prandaj e zgjodha Kosovën” – rrëfeu Yagmur në një video të publikuar në TikTok.



