Trainkos nga nesër në grevë, ndërpriten linjat e trenave

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se duke u bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakosit, nesër do të ndërprehen së qarkulluari të gjithë trenat deri në normalizimin e situatës.

Siç thuhet në njoftim, njëri nga trenët që niset nga Prishtina në orën 7:50, do e ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë dhe si rrjedhojë në orën 08:00 ndalohet ofrimi i shërbimeve infrastrukturore edhe për trenat e tjerë, shkruan KOHA.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR UDHËTARËT

Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. njofton udhëtarët se, bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakos (menaxheri i infrastrukturës), më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave:

• Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ndalon ofrimin e shërbimeve ndaj nesh si klient i tyre.

• Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situatës.

Trainkos Sh.A. kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve për këtë situatë të krijuar jashtë mundësive tona operative dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për rikthimin e shërbimeve të transportit hekurudhor sa më parë që të krijohen kushtet. Për çdo ndryshim tjetër do t’ju njoftojmë me kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.