Medvedev: Evropa nuk mund të përballojë një luftë me Rusinë

Ish-presidenti rus paralajmëron rrezikun e përshkallëzimit në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar sot se Evropa nuk është në gjendje të përballojë një luftë kundër Rusisë, duke e cilësuar një skenar të tillë si tejet të rrezikshëm.

banner

“Ata thjesht nuk mund ta përballojnë një luftë me Rusinë,” tha Medvedev, duke shtuar se gjithmonë ekziston mundësia e një “gabimi fatal”.

Në një reagim të publikuar në Telegram, ai paralajmëroi se një konflikt i tillë mund të përshkallëzohet deri në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. “Rusia nuk ka nevojë për një luftë të tillë. Dhe një konflikt i tillë ka rrezikun absolutisht real të përshkallëzimit në një luftë me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë,” nënvizoi Medvedev.

Aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Ruse, Medvedev prej kohësh ka përdorur retorikë të ashpër kundrejt Perëndimit, duke e paraqitur përballjen me Rusinë si një rrezik global me pasoja të paparashikueshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.