
Lutfi Haziri, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me situatën brenda LDK-së.
Në një intervistë për Nacionalen, Haziri ka vlerësuar se efekti negativ i përçarjes së 31 janarit, ku u organizua votëbesimi i pasuksesshëm kundër Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, është ndier edhe në zgjedhjet e 7 qershorit.
Haziri ka vlerësuar se është mirë që nuk ka zgjedhje, ngase efekti do të reflektohej prapë për të keq.
“Zgjedhje nuk ka tash mirë që s’ka. Sepse me pas zgjedhje ish reflektuar prapë efekti jo për të mirë, për të keq, fatkeqësisht për neve na duhet kjo situatë e qetësisë politike, me i bëre dy tre hapa të koordinuar, të përbashkët dhe me hy në garë të brendshme” – ka theksuar Haziri.



