Arta Avdiu për rrënimin e vilave ilegale rreth Ujmanit: Sinjal se askush nuk është mbi ligjin

Gazetarja Arta Avdiu ka përshëndetur nisjen e rrënimit të vilave të ndërtuara pa leje rreth Liqenit të Ujmanit, si dhe paralajmërimin se aksioni do të shtrihet edhe në zonat përreth liqeneve të Batllavës dhe Badocit.

Avdiu e ka cilësuar këtë zhvillim lajm të mirë, duke theksuar se pasuritë natyrore dhe hapësirat publike nuk mund të trajtohen si prona private.

“Lajm i mirë është nisja e rrënimit të vilave pa leje rreth Ujmanit, dhe po aq lajm i mirë është paralajmërimi për rrënimin e ndërtimeve ilegale në Batllavë e Badoc”, ka shkruar Avdiu.

Sipas saj, rrënimi i objekteve ilegale dërgon mesazh të qartë për zbatimin e ligjit ndaj të gjithëve, pa përjashtime.

“Rrënimi i këtyre objekteve është sinjal i qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se pasuritë natyrore nuk mund të trajtohen si prona private, ku secili ndërton çka të dojë e ku të dojë”, ka deklaruar ajo.

Avdiu ka shtuar se ndërtimet e paligjshme, përveç uzurpimit të hapësirave publike, i kanë shkaktuar dëm edhe natyrës.

“Përveç që e kanë uzurpu hapësirën publike, ndërtuesit e këtyre objekteve e kanë dëmtu edhe natyrën. Ligji duhet të vlejë për të gjithë. Pa përjashtim!”, ka përfunduar Avdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.