Apeli i ish-krerëve të UÇK-së, Schabas: Nëse Qeveria e Kosovës synon lobim, s’mendoj se do të ishte e pranueshme

William Schabas, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Middlesex të Londrës, thotë se institucionet e Kosovës mund të kontribuojnë financiarisht për të siguruar mbrojtje cilësore juridike.

Në një intervistë për REL, Schabas ka pasur një paralajmërim.

“Nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të kontribuojë financiarisht për t’i ndihmuar të pandehurit të angazhojnë ekipet e tyre juridike, kjo nuk do të ishte e pazakontë. Por, nëse synon forma të tjera përfshirjeje, si fushata apo lobim, nuk mendoj se kjo do të ishte e pranueshme”, thotë Schabas për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Një mbështetje e tillë mund t’u mundësojë ekipeve mbrojtëse të angazhojnë ekspertë, të analizojnë prova dhe të përgatisin argumente për apel. Por, kjo nuk i jep shtetit të drejtën të përcaktojë strategjinë e mbrojtjes apo të ushtrojë ndikim mbi gjyqtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.