
Eman Rrahmani, deputet i PDK-së, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një fjalim në Kuvend, Rrahmani ka kritikuar Kurtin për politika “kundër familjes”.
Rrahmani ka shpërndarë fjalimin e tij në Facebook, ku ka shkruar edhe një mbishkrim.
“Albin Kurti, nëse familjeve ua ka dhënë 1 euro, atyre ua ka marrë 100 euro!” – ka shkruar Rrahmani mbi videon, të cilën mund ta ndiqni këtu.



