Vajza e Salih Mustafës: Babai im nuk do t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria

Buna Mustafa thotë se babai i saj e quan vendimin e Gjykatës politik dhe të padrejtë, lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme.

Vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa – i njohur si “Cali” – ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me çështjen e viktimave. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Buna Mustafa bëri të ditur qëndrimin e babait të saj, pas një bisede të zhvilluar me të.

banner

Sipas saj, Mustafa e ka cilësuar vendimin e gjykatës si të padrejtë dhe të motivuar politikisht, duke shtuar se nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti apo qytetarët për të paguar dëmshpërblime.

Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, citon vajza e tij, të ketë thënë Salih Mustafa”, citohet Mustafa nga vajza e tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.