Qeveria amerikane demanton Kurtin: Deklarata të pasakta dhe përpjekje për t’i shmangur çështjet thelbësore

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit sqaron se vendimi nuk lidhet me Serbinë ose aktorë të jashtëm dhe nxit partnerët për bashkëpunim konstruktiv.

Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik “bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për gazetën Nacionale.

banner

Ai shtoi se çdo sugjerim që lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe përpjekje për të larguar vëmendjen nga çështjet thelbësore. Shtetet e Bashkuara i kanë shprehur shqetësimet drejtpërdrejt kryeministrit të Kosovës dhe kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre.

“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të larguar vëmendjen nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara mjaft të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë”.Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.