Specialja vazhdon paraburgimin për Thaçin, Smakajn, Kilajn dhe Fazliun

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Hagë, Marijorie Masselot, ka konstatuar se ekziston rrezik që të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të pengojnë procedurat apo të kryejnë krime të tjera.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut. Katër të akuzuarit, së bashku me Hajredin Kuçin, përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

banner

Në vendimet e ndara, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marijorie Masselot, ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë kryer krime që bien në juridiksionin e DhSK-së.

Sipas vendimeve të marra më 3 tetor 2025, gjykata ka konstatuar se për katër të akuzuarit ekziston rreziku i ikjes nga drejtësia, i pengimit të procedurave apo i kryerjes së veprave të tjera penale.

Sa i përket Hashim Thaçit, gjyqtarja Masselot ka vlerësuar se ekziston dyshim i arsyeshëm se ai ka qenë pjesë udhëheqëse e tri grupeve me të cilat, sipas pretendimeve, ka bashkërenduar ndërhyrje në dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.