Voton Vjosa Osmani, kritikon Listën Serbe: Serbia ka ndërhyrë në procese zgjedhor vazhdimisht

Kreu i shtetit u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive dhe theksoi se institucionet do të garantojnë të drejtën e votës për të gjithë, përfshirë qytetarët në veri.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar sot në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë e vendit.

banner

Pas votimit, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në proces dhe të kontribuojnë për një proces të rregullt dhe demokratik.

Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë. Sa më masive pjesëmarrja, sa më i rregullt të jetë procesi, aq më e fortë do të jetë demokracia. I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë dhe shpresoj që të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë,” tha Osmani.

Ajo gjithashtu kritikoi Serbinë për, siç tha, ndërhyrje në proceset zgjedhore në Kosovë.

Serbia ka ndërhyrë në proceset zgjedhore, por ne do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve, përfshirë ata në veri, t’u garantohet e drejta dhe liria në votë,” theksoi Presidentja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.