
Jehona Lushaku, deputete e LDK-së, ka publikuar një shkrim në Facebook, në të cilin ka mohuar lajmet se ka pasur një takim në mes Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, dhe Uran Ismailit, kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë.
Raportimet për këtë temë, Lushaku i ka quajtur “lajme të fabrikuara”, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, ajo ka akuzuar VV-në për makineri të propagandës.
“Makineria propagandistike e Vetëvendosjes është vënë në lëvizje për të krijuar konfuzion, panik e mjegull, pikërisht në kulmin e fushatës.
Pas të gjitha dështimeve që s’mund t’i fshehin më, tani po shpikin “lajme sekrete” për t’i mbuluar me shpifje.
Për disa lajme të fabrikuara mbrëmë, e vërteta ishte se, Lumiri dhe Përparimi dje kanë mbajtur Takimin përmbyllës të fushatës, e më pas një darkë me ekipin e Prishtinës, ku kemi qenë të gjithë bashkëpunëtorët që kemi punuar për qytetin” – ka shkruar Lushaku.



