Hill: Demaçi ishte i pathyshëm, nuk doja ta shihja udhëheqës në UÇK

Ish-diplomati amerikan e përshkruan Demaçin si të fortë në mendime, por të vështirë për t’u bashkëpunuar.

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se nuk kishte qenë në favor që Adem Demaçi të merrte një pozicion udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Hill e përshkroi Demaçin si një person me mendime të forta dhe të vështirë për t’u bashkëpunuar, duke theksuar se ai kishte pasur mllef për vuajtjet e tij si i burgosur dhe opinione strikte ndaj Serbisë.

banner

Ai ishte gjithmonë shumë strikt për çdo temë… nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje. Ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si udhëheqës”, tha Hill.

Ai shtoi se Demaçi mendonte se vuajtjet e tij të mëparshme e bëjnë të meritojë një rol drejtues në UÇK, por Hill theksoi se nuk do të donte që takimet me amerikanët të shfrytëzoheshin për avancimin e pozicionit të tij.

“E saktë, e kam takuar disa herë dhe ndonjëherë personat që kanë mendime të forta kanë edhe ndikim dhe nuk doja të isha në një situatë ku nuk i dija mendimet e tij, por për faktin e bashkëpunëtorëve tonë personalisht unë nuk isha në favor të Demaçi që ta konsolidonte këtë ekip. Duhet të kuptoni që në mungesë të sistemit komandues, kishte një lloj lufte për pozicione mes personave dhe ai mendonte se kishte vuajtur më shumë se të tjerët dhe i takonte rrjedhimisht një rol drejtues…10:13:00… Nuk më takonte mua të caktoja se kush duhet të kishte rol udhëheqës apo drejtues, por unë nuk doja që të ishte ai personi që të konsolidonte këtë rol, pra ishte shqetësim sepse kur takon amerikanët ata marrin një pozicion tjetër kanë një lloj influence, kështu që unë e takova personin në mënyrë që të shmangia një situatë që ai ta shfrytëzonte takimin që ta avanconte pozicionin e vet”, tha diplomati amerikan.

Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, akuzohen për krime të luftës dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.