Robelli: Përmendën edhe gjakderdhjen për një ligj të shkruar nga analfabetë të jurisprudencës

Gazetari Enver Robelli ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke akuzuar PDK-në se e ka përdorur këtë çështje për interesa politike dhe elektorale.

Reagimi i tij vjen pasi PDK-ja i kërkoi presidentes Justina Shiroka-Pula që ligjin e miratuar ta kthente në Kuvend.

“Të mashtrosh opinionin, ta kërcënosh një shoqëri, ta shantazhosh parlamentin, ta njollosësh rivalin politik, të zhvillosh fushatë etiketuese kundër zërave racionalë, të keqpërdorësh një situatë të vështirë pas një aktgjykimi për beteja elektorale, të përmendësh madje gjakderdhjen nëse nuk miratohet një ligj i shkruar nga analfabetë të jurisprudencës – kjo është e tepërt, kjo kalon çdo limit të garës politike”, ka shkruar Robelli.

Ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj PDK-së dhe mbështetësve të saj, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos i harrojnë zhvillimet rreth miratimit të ligjit.

“PDK dhe zhurmaxhinjtë e saj meritojnë vetëm përbuzje e përçmim. Qytetarët e Kosovës nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë maskaradë, këtë improvizim, këtë lojë të pistë”, ka deklaruar ai.

“Mbani mend krejt këta që e inskenuan këtë tension. Çfarë turpi!”, ka përfunduar Robelli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.