
Valmir Krasniqi, matematikan i njohur, ka bërë një koment politik, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së.
Sipas Krasniqit, Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, po përpiqet të ruajë vendin e dytë në zgjdhjet e parakohshme, trasnmeton Gazeta Politika.
Tutje, Krasniqi ka vlerësuar se nuk mund të pritet fitore nga Hamza, i cili u frikësua të garonte kundër Faton Pecit, kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës
“PDK, me kryetar të ri Bedri Hamzën, po përpiqet të ruajë vendin e dytë në zgjedhjet e parakohshme.
Askush nuk mund të presë fitore nga një kandidat që ka pasur frikë të garojë me Faton Pecin dhe, për më tepër, ka humbur ndaj tij në tri palë zgjedhje radhazi në Mitrovicë” – ka shkruar Krasniqi, ndër të tjera, në profilin e tij.



