
Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK, ka folur në lidhje me Ligjin për Gjykatën Speciale.
Ajo ka treguar se janë pajtuar me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, për nismën e re ligjore.
“Mbi atë tekst do t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme për ta bërë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe për t’u dhënë çlirimtarëve tanë mbështetje konkrete shtetërore. Me Kurtin jemi pajtuar për përmbajtjen e ligjit dhe për ndryshimet që duhet të bëhen. Dallimet kanë qenë te procedura parlamentare. Sot u pajtuam edhe për rrugën që do të ndjekim. Nismën e re ligjore do ta ndërmarrim menjëherë javën tjetër, me propozimet tona konkrete”, ka thënë ajo.



