Haradinaj: Kam pas kërkesë nga Konjufca për takim

Kreu i AAK-së thotë se, pavarësisht kërkesës nga zyra e kryeparlamentarit, qëndrimi i partisë së tij mbetet i pandryshuar.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se është kontaktuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe zyra e tij për një takim konsultativ.

banner

Në një deklaratë për media, Haradinaj ka bërë të ditur se ftesa për komunikim ka ardhur nga zyra e kryeparlamentarit, por ka theksuar se qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar pavarësisht kësaj.

Po, kanë kërkuar për komunikim. Z. Konjufca, përmes zyrës së tij, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegët tanë, përfshirë edhe mua në këtë rast,” tha Haradinaj.

Ai nuk dha detaje se për çfarë temash është kërkuar takimi, por theksoi se AAK-ja do të vazhdojë të mbajë qëndrimet e saj politike të njohura.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.