
Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, ka publikuar fotografitë nga gjetja e dhjetë detonatorëve ndezës me fitila, që u gjetën nga Policia e Kosovës e KFOR-i në Gnjezhdan të Leposaviqit.
Sveçla ka shkruar se Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste ndaj Kosovës, përmes bandave kriminale.
“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq” – ka shkruar Sveçla, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.



