
Këngëtari i muzikës popullore thotë se deputetët që nuk punojnë nuk e meritojnë votën e qytetarit.
Këngëtari i muzikës popullore, Afrim Muçiqi, ka folur për situatën politike në Kosovë në emisionin “Sol” në Klan Kosova.
Ai tha se deputetët që nuk punojnë e kërkojnë prapë votën e qytetarit, nuk e meritojnë ta marrin. Sipas tij, të gjithë të kualifikuarit tashmë kanë lëshuar vendin, duke e lënë Kosovën “në dorë të analfabetëve”.
“Votoma një djalë të hallës që e kam temin, jo bre jo, se dashte s’dashte çdo temë që e bën, ke me u lidh me këtë politikë të poshtër, që e ka kaplu çdo familje. T’ka hup dinjiteti i lagjes që ti jeton,” tha ai, duke theksuar frustrimin e tij ndaj gjendjes politike.
Muçiqi shtoi se në vendin ku duhet të jenë njerëz të kualifikuar, ata që janë me arsim të lartë shpesh zëvendësohen nga njerëz me shkollë fillore, ndërsa profesionistët e vërtetë janë jashtë vendit.
“Kemi mbet në dorën e analfabetëve,” përfundoi ai.



