Pas dënimit, në faqen e Thaçit publikohet deklarata e tij: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”

Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është publikuar një citat i tij i datës 4 prill 2023.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”, thuhet në deklaratën e Thaçit të ripublikuar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Publikimi vjen pasi Thaçi u dënua me 17 muaj burgim në procesin për pengim të drejtësisë.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Thaçi e kundërshtoi vendimin në sallën e gjyqit, duke deklaruar: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.