
Shqipëria është mposhtur sonte në “Air Albania” nga Anglia me rezultat dy me zero, në një ndeshje ku ylli anglez Harry Kane ishte protagonisti absolut, shkruan Gazeta Politika.
Sulmuesi i Anglisë shënoi të dy golat e takimit, duke përfituar nga gabimet në mbrojtjen kuqezi dhe duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë që nuk u rrezikua deri në fund.
Kuqezinjtë tentuan të reagojnë në pjesën e dytë dhe krijuan disa raste, por pa arritur të gjejnë rrugën e golit.
Përkundër atmosferës së fortë në Tiranë, Shqipëria nuk arriti të marrë pikë, ndërsa tashmë duhet të përgatitet për ndeshjet e ardhshme në play-off të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.



