Clark kujtoi rastin kur udhëheqja amerikane qortoi ambasadorin Gelbard, i cili kishte quajtur familjen Jashari “tęrroriste”

Clark rrëfen për deklaratën e tërhequr të ambasadorit Gelbard që kishte quajtur familjen Jashari “terroriste”.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka vazhduar dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

banner

Gjatë fillimit të seancës së të martës, pyetjet për Clark i ka vazhduar prokurori Matt Halling, raporton gazeta online Reporteri.net. Halling e pyeti gjeneralin nëse pjesëtarët e UÇK-së ishin konsideruar “terroristë” nga komuniteti ndërkombëtar.

Clark kujtoi rastin kur udhëheqja amerikane kishte qortuar ambasadorin Robert Gelbard, i cili e kishte quajtur “terroriste” familjen Jashari. Ai tha se Gelbard më vonë tërhoqi deklaratën dhe ajo u korrigjua.

“Ka pasur diskutime për këtë gjë. Më kujtohet që ambasadori Gelbard e ka thirrur familjen Jashari familje terroristësh, por për këtë u çortua nga udhëheqja amerikane dhe deklarata e tij u tërhoq dhe u korrigjua”, tha Clark në dëshminë e tij në Hagë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.