
Flaka Surroi, opinioniste dhe publiciste e njohur, ka komentuar zhvillimin kryesor të javës, që po ikën. Pra kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, që u bë me kërkesë të PDK-së, shkruan Gazeta Politika.
Në një opinion të botuar në KOHA, Surroi, që është edhe pronare e Grupit KOHA, ka vlerësuar se PDK-ja ka pasur mungesë të logjikës juridike.
“Mungesë logjike juridike doli të kishte PDK-ja kur e hartoi projektligjin për Specialen” – ka shkruar zoja Surroi.
Tutje, Surroi ka vlerësuar se “kthimi i ligjit në Kuvend është lajm shumë i mirë”, duke theksuar se ky është një rast i mirë që teksti të dërgohet në Komisionin e Venecias për një “mendim juridic profesional”.
Për ta lexuar të plotë shkrimin e Surroit, klikoni këtu.



