
Nexhmedin Spahiu, analist dhe publicist, ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të Kim Mehmetit, publicist nga Maqedonia e Veriut, i cili kritikoi shqiptarët në Kosovë e Shqipëri për të folmen.
Këto kritika u panë edhe si ofendim ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Megjithatë, Spahiu pajtohet me Mehmetin.
Në një koment në lajmin e publikuar nga Gazeta Politika, Spahiu ka shkruar se Mehmeti nuk i ka ofenduar shqiptarët e Kosovës, por ka folur të vërtetën.
“Nuk na ka ofenduar Kim Mehmeti. Ka folur të vërtetën. Ne, shqiptarët e Kosovës e ofendojmë vetveten” – ka shkruar Spahiu.
Çfarë tha Kim Mehmeti?
“Ne shqiptarët kemi nis të rrënojmë edhe atdheun që na mbajti gjallë me shekuj dhe na mbajti të bashkuar edhe kur kemi qenë të ndarë. Mendojë se dhunues më të denjë të këtij atdheu janë shqiptarët e Shqipërisë që në një fjali 10-fjalëshe, 8 janë të huazuara nga gjuhë të huaj. Ndodh ajo që nuk duhet të ndodh kurrë. Ndodh ajo që dëmton një popull. Ndodh tjetërsimi i gjuhë amtare, ajo që mban shqiptarinë të bashkuar edhe kur nuk jemi.”
“Shqiptarët e Kosovës flasin një gjuhë që nuk është as toskërisht as gegërisht, një gjuhë që mbulon injorancës e tyre që nuk dinë të flasin gjuhë letrare. Për shqiptarët e Shqipërisë patriotizmi është të jesh më shpërlarë nga çdo gjë shqiptare. U harruan emrat e bukur shqiptarë. Ne e pamë se çfarë i ndodh një populli kur harron gjuhën e vetë. Ne e pamë se popujt të cilët e rrënojnë atdheun, gjuhën e vetë ata nuk meritojnë të ardhme”, u shpreh Kim Mehmeti.



