Koalicioni me Rrahmanin, Hamza flet për projekt-kodin civil: Gjithçka brenda Kushtetutës

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka zyrtarizuar koalicionin me Eman Rrahmanin, Visar Korenicën dhe disa anëtarë të tjerë të ish-Koalicionit për Familje.

Hamza është pyetur në lidhje me projekt-kodin civil dhe disa nene të diskutueshme, të cilat Rrahmani e Korenica i kundërshtonin fuqishëm gjatë kohës sa ishin deputetë të PDK-së.

banner

Kemi një numër të madh të ligjeve, një prej tyre i rëndësishëm është edhe Kodi Civil dhe atë të mos e reduktojmë në një nen apo në një pikë. Ne kemi një marrëveshje, ndërsa për çështje të tjera specifike që mund të vijnë në të ardhmen ne normalisht që e mbështesim familjen edhe në aspektin social edhe në aspektin e organizimit dhe të gjitha tjerat” – ka theksuar Hamza, transmeton Gazeta Politika.

Hamza theksoi se PDK-ja nuk ka politika diskriminuese.

“Gjithçka brenda Kushtetutës dhe gjithçka brenda rregullave dhe normalisht duke e respektuar edhe çështjen e familjes” – shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.