
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar një video nga periudha e helmimve të nxënësve shqiptarë nga Serbia në vitet 1990-1992.
Në këto pamje shihen disa nxënës të helmuar dhe mjekët që vrapojnë t’u ofrojnë ndihmë.
“Pamje autentike nga helmimet masive të nxënësve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1990–1992, një prej episodeve më të errëta të dhunës së ushtruar nga regjimi serb ndaj popullsisë shqiptare.
Përgatitur nga IKKL në kuadër të Forumit “Helmimet e nxënësve në Kosovë (1990–1992)”, kjo video shërben si kujtesë historike, si thirrje për reflektim dhe si zotim për të kërkuar drejtësi për viktimat e kësaj ngjarjeje” – ka shkruar Instituti.



