
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka publikuar edhe një aderim të ri në parti.
Abdixhiku i ka uruar mirëseardhje në LDK Gëzim Kasapollit, ish-diplomat.
“Si Ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, ai ka përfaqësuar vendin me dinjitet, duke forcuar marrëdhëniet bilaterale dhe duke promovuar interesat strategjike të Kosovës në një prej kryeqyteteve më të rëndësishme të BE-së” – ka shkruar Abdixhiku, ndër të tjera.



