Hashim Thaçi nga Haga uron 28 Nëntorin: Festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkë

Ish-presidenti i Kosovës shpreh pakënaqësinë për caktimin e seancës në 28 Nëntor dhe uroi shqiptarët për festën kombëtare.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar Gjykatën Speciale, e cila sot caktoi seancën ndaj tij, duke e cilësuar vendimin si të papërshtatshëm për datën.

banner

“Mbajtja e kësaj seance më 28 Nëntor për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. I nderuar gjyqtarë, sot çdo shqiptar ka festë shtetërore, kombëtare dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton,” tha Thaçi gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi rëndësinë e unitetit dhe festimit të ditës së flamurit, duke shtuar: “Prandaj, mua nuk më mbetet tjetër veç t’i uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojmë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj se nëntorët tjerë do t’i festojmë bashkarisht.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.