Hoti: Kostoja e jetës është shtrenjtuar me rreth 60 për qind

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet sociale dhe ekonomike të viteve të fundit.

Në një shkrim të tij, Hoti ka vlerësuar se kostoja e jetës është shtrenjtuar me rreth 60 për qind.

banner

 “Pesë vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes e përplasjeve, të cilat nuk duhet të lejohen të vazhdojnë më tutje. Shumë projekte të nisura në qeveritë paraprake nuk janë përfunduar ende. Qindra miliona euro janë shpenzuar në tenderë njëburimorë. Kostoja e jetës është shtrenjtuar me rreth 60%. Në mungesë të sigurimeve shëndetësore, mijëra familjeve përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për të mbuluar kostot shëndetësore nëpër spitale brenda dhe jashtë vendit. Prodhimi vendor ka ngecur, e importi i mallrave është dyfishuar. Mijëra të rinj e të reja profesionistë kanë emigruar. Qeveria ka zhvilluar një luftë shtypëse ndaj mediave, sindikatave dhe bizneseve. Llogaridhënia e qeverisë karshi publikut ka munguar. Mediumi publik vuan nga buxheti, pasi nuk i është bërë zgjidhja e premtuar për financim të pavarur. Premtimet e shumta, si rruga për Tetovë, hekurudha për Durrës, mbyllja e AKP-së, Banka Zhvillimore, Fondi Sovran dhe premtime të tjera, janë vërtetuar se kanë qenë mashtrime. Shumë vendime të qeverisë e kanë cenuar seriozisht partneritetin tonë me aleatët, në veçanti miqësinë e përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – ka shkruar Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.