
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Në Klan Kosova, Limaj ka vlerësuar se ligji për Gjykatën Speciale është një hap i rëndësishëm në kthimin e sovranitetit.
Tutje, Limaj ka pasur kritika për VV-në, pasi u pyet për deklaratën e një deputeti të VV-së që dje paralajmëroi rishkrimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nëse rrëzohet.
“Këta djem nuk e dinë si është bë shteti. Këta s’dijnë me bo shtetin, për ditë po na e dëshmojnë” – tha Limaj.



