Kurti: Anija e Kosovës me ndihma dedikuar Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka njoftuar se anija e ngarkuar me ndihma humanitare për qytetarët e Gazës është nisur nga Turqia.

Kurti ka treguar se anija ka vlerën e 500 mijë eurove.

banner

Kurti ka treguar edhe se cka përfshin kjo anije.

“Sapo morëm njoftimin se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Dërgesa jonë humanitare, me vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje” – ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.