
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka njoftuar se anija e ngarkuar me ndihma humanitare për qytetarët e Gazës është nisur nga Turqia.
Kurti ka treguar se anija ka vlerën e 500 mijë eurove.
Kurti ka treguar edhe se cka përfshin kjo anije.
“Sapo morëm njoftimin se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Dërgesa jonë humanitare, me vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje” – ka shkruar Kurti.



