“Turpërohu”, Musliu – Llalloshit: Shko në Çirez të Drenicës, të tregojnë se Albini ka refuzuar ta kap pushkën

Kandidatja e PDK-së e akuzon këngëtaren e Vetëvendosjes për bastardim të folklorit dhe e sfidon me deklarata për luftën.

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, pas publikimit të një kënge kushtuar kryeministrit Albin Kurti.

banner

Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu i është drejtuar drejtpërdrejt Llalloshit, duke i kërkuar që të turpërohet, pasi sipas saj, ka bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar. Ajo e ka kritikuar ashpër për përmbajtjen e këngës dhe mesazhin që, sipas saj, ajo përcjell.

Musliu e ka ftuar Llalloshin që të shkojë në Çirez të Drenicës, duke deklaruar se aty mund të dëgjojë rrëfime për refuzimin e Albin Kurtit për të marrë armën gjatë luftës. Ajo ka cituar edhe vargje me tone të rënda, duke e lidhur guximin me pjesëmarrjen në luftë.

“Dhe ti Edona Llalloshi, shko në Çirez të Drenicës e le të të tregojnë se si Albini e ka refuzuar ta kap pushkën për atdhe. Dëgjo edhe intervistat e Albinit, ku ai vetë deklarohet se nuk do ta prekë asnjëherë pushkën me dorë. Paske lënë nam. Turpërohu që e ke bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar”, ka shkruar Musliu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.