
Sot gjatë ditës është raportuar për një dyshim të përdhunimit të një 13-vjeçarit, i cili dyshohet se u dhunua nga një 17-vjeçar.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur ditë më parë në Ferizaj nga një person tjetër i cili s’është identifikuar ende.
U.D e Drejtoreshës së shkollës ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se rasti është zbuluar nga vetë shkolla pasi nxënësi kishte munguar, e më pas në bisedë me psikologun ai vetë kishte treguar se çfarë kishte ndodhur.
Rasti tashmë po hetohet.



