
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka përgatitje më të lartë akademike në fushën e ekonomisë krahasuar me kryeministrin aktual, Albin Kurti.
Në një intervistë në emisionin Pressing në T7, Abdixhiku u shpreh kritik ndaj njohurive ekonomike të Kurtit, duke thënë se ai nuk ka, sipas tij, njohuri të mjaftueshme për çështjet ekonomike dhe se nuk ka lidhje me këtë fushë.
Abdixhiku theksoi se dallimet mes tyre janë të qarta sa i përket shkollimit dhe përgatitjes profesionale në ekonomi, duke e cilësuar veten si më të përgatitur për të trajtuar temat ekonomike dhe zhvillimin e vendit.



