
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, ka takuar raportuesin për Kosovën në PE-së.
Ai ka treguar se çka biseduan gjatë takimit.

Postimi i plotë:
Sot, prita në takim Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. 🇪🇺🇽🇰
Gjatë takimit diskutuam për situatën politike në vend pas zgjedhjeve, procesin e certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, si dhe për domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Theksova se, respektimi i plotë i vullnetit qytetar dhe i standardeve demokratike mbetet thelbësor. Pas certifikimit të rezultateve, është e domosdoshme të ndërmerren hapat e nevojshëm për krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale, në shërbim të interesit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu vlerësova raportin e Raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian, i cili nënvizon rëndësinë e avancimit të reformave, forcimit të institucioneve demokratike dhe konstituimit të institucioneve funksionale, si hapa të domosdoshëm në rrugën evropiane të Kosovës.
Shpreha gjithashtu mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian dhe Bashkimi Evropian i kanë ofruar Kosovës ndër vite, duke ritheksuar rëndësinë e partneritetit me institucionet evropiane në avancimin e proceseve demokratike dhe të perspektivës evropiane të vendit.



