Albin Kurti takohet me kongresistë dhe senatorë amerikanë në Uashington dhe Nju Jork

Kryeministri në detyrë i Kosovës diskuton bashkëpunimin dypartiak dhe zhvillimin e marrëdhënieve Kosovë–ShBA.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Nju Jork dhe Uashington D.C., u takua me dhjetë anëtarë të Kongresit dhe Senatit amerikan, së bashku me zëvendësministren Liza Gashi, ambasadorin Ilir Dugolli dhe konsullin e përgjithshëm Blerim Reka.

Nga takimet morën pjesë gjashtë kongresistë nga Partia Demokratike dhe katër nga Partia Republikane, përkatësisht: Keith Self, Mike Lawler, Jim McGovern, George Latimer, Ritchie Torres dhe Kat Cammack, si dhe senatorët Gary Peters, Jeanne Shaheen, Elissa Slotkin dhe Joni Ernst.

Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi Kosovë–ShBA në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik. Kurti vlerësoi gjithashtu mbështetjen dypartiake për Kosovën në Capitol Hill, duke e cilësuar si një përparësi dhe veçori të rëndësishme të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Back to top button