
Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka folur për ngjarjen në Kuvend, ku Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, hodhi vezë në drejtim të tij.
Në një deklarim në hollin e Kuvendin, Kurti tha se nuk është në Kuvend për veten, por për Republikën e Kosovës.

“Unë nuk ankohem pse ata hedhin vezë, unë ankohet që ata nuk duan të takohen” – tha Kurti.



