Albulena Haxhiu: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe interes strategjik i Kosovës

Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së.

Haxhiy ka vlerësuar se Kosova i takon familjes euroatlantike.

banner

“Republika e Kosovës i takon familjes euroatlantike dhe anëtarësimi ynë në NATO është objektiv shtetëror dhe interes strategjik i Republikës së Kosovës. Ky synim lidhet me sigurinë tonë, por edhe me orientimin tonë të qartë demokratik, për paqe, sundim të ligjit dhe siguri”, ka thënë Haxhiu.

“Kam bindjen se pikërisht brezi juaj do të jetë ndër brezat që do ta afrojë Kosovën edhe më pranë këtij qëllimi historik, dhe besoj që shumë prej jush do ta kenë privilegjin ta përfaqësojnë Republikën si oficerë të forcave të shtetit më të ri, anëtar të NATO-s” – ka shtuar Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.