Andi Bushati: Protestuesit kundër Ramës po e çojnë Shqipërinë në mediat më të mëdha botërore

Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati, ka komentuar protestat kundër projektit në Zvërnec dhe jehonën që ato kanë marrë në mediat ndërkombëtare.

Sipas Bushatit, prej një dekade kryeministri Edi Rama është mburrur se ai është “brandi” që e lartëson emrin e Shqipërisë në botë.

banner

“Ka një dekadë që Edi Rama mburet pa shkak se ai është brandi që lartëson emrin e vendit në botë”, shkroi Bushati.

Ai tha se sot këtë rol po e kanë protestuesit kundër qeverisë.

“Sot këtë flamur e mbajnë ata që protestojnë kundër tij”, deklaroi Bushati.

Sipas tij, protestat kanë pushtuar mediat më të njohura ndërkombëtare, duke përmendur New York Times, Fox News, Der Spiegel, Politico dhe Financial Times.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.