Ardian Gjini: AAK-ja nuk ka vendosur kushte për qeverinë, por propozime parimore

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk ka vendosur kushte për zhbllokimin e institucioneve, por ka paraqitur një ofertë që, sipas tij, synon të jetë në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.

Në emisionin Pressing në T7, Gjini tha se një nga propozimet kryesore të AAK-së ka qenë pranimi i projektit për gazin amerikan, të cilin e cilësoi si një çështje strategjike për Kosovën.

banner

“Ne nuk kemi vendosur kushte, kemi bërë një ofertë për ta zhbllokuar situatën. Oferta jonë ka të bëjë me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe me rregullimin e proceseve strategjike për një të ardhme jo aq të largët. Kërkesa jonë për ta pranuar gazin amerikan është strategjike dhe nuk është kërkesë vetjake. Nuk kemi kërkuar pjesëmarrje në institucione”, ka deklaruar Gjini, shkruan NC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.