
Zana Avdiu, autore e emisionit feminist “Zanat”, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.
Në një video për Gazetën Politika, Avdiu ka vlerësuar se arsyeja se pse Kosova po shkon në zgjedhje është se Vjosa Osmani nuk ishte e pranueshme për presidente për VV-në.
“Në zgjedhje shkuam, sepse Vjosa Osmani nuk ishte e pranueshme për presidente për VV-në. Shkuam në zgjedhje, ani pse VV kishte 52 për qind. Sepse Kurti i dëshiron gjitha postet për VV-në. E refuzuan Vjosa Osmani, ani se ishte aleate e VV-së. E refuzuan ani se VV ka marrë vota edhe në emer të saj. Madje, 28 dhjetori është ndihmë kryekëput e saj” – tha Avdiu.



