Bajqinovci kritikon BE-në për prokurorët e dorëhequr serbë: Reagim i pakuptimtë!

Mefail Bajqinovci, deputet i zgjedhur i VV, ka reaguar rreth një reagimi të BE për dekreditimin e mosrikthimit të prokurorëve të dorëhequr serbë.

Bajqinovci ka vlerësuar se reagimi i BE është i pakuptimtë.

banner

Postimi i plotë:

Reagimi i BE-së për terheqjen e prokurorëve serbë është i pakuptimtë.

Po, Kosova është shtet dhe shoqëri multietnike. Kjo është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet që ne i respektojmë dhe i zbatojmë çdo ditë.

Por multietniciteti nuk nënkupton që dikush mund të braktisë institucionet me thirrje politike nga Beogradi dhe më pas të pretendojë rikthim, ligjet janë shumë të qarta. Sundimi i ligjit duhet të vlejë njësoj për të gjithë, pa dallim etnie.

Institucionet e Kosovës veprojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, jo mbi direktiva politike që vijnë nga jashtë.

Nëse BE-ja e mbështet shtetin e së drejtës, atëherë duhet t’i respektojë edhe vendimet që merren në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.