Bajrami: Dështimi i Qeverisë Kurti 3 tregon tradhti ndaj qytetarëve dhe mungesë shumice parlamentare

Nënkryetarja e LDK-së kritikon Kryeministrin për tradhti ndaj votuesve dhe akuzon Vetëvendosjen për keqqeverisje dhe korrupsion.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të formimit të Qeverisë së tretë Kurti, duke e cilësuar këtë situatë si pasojë e mashtrimit, propagandës dhe mungesës së shumicës parlamentare.

Sipas Bajramit, Kryeministri Albin Kurti ka tradhtuar qytetarët që i besuan dhe e votuan për të formuar qeverinë. “Albin Kurti e dëshmoi sot se ka vetëm vullnet për pushtet. Nuk i intereson shteti e as jeta e qytetarëve të Kosovës,” ka thënë ajo.

Ajo shtoi se prezantimi i kabinetit të ri ishte vetëm një “Qeveri imagjinare” dhe akuzoi Vetëvendosjen për mashtrim, propagandë, krim, korrupsion dhe keqqeverisje. Bajrami tha se qytetarët do ta ndëshkojnë këtë “me votë” dhe theksoi se Kosovës i duhen njerëz që mendojnë për shtetin, jo praktikantë të dështuar që sjellin dëme.

Në fund të reagimit të saj, nënkryetarja e LDK-së deklaroi se dështimi dhe dështuesit kanë emër: “ALBIN KURTI dhe VETËVENDOSJE”.

Back to top button