
Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës po prin kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, me 64 mijë e 92 vota.
Pas tij renditet Përparim Gruda me 39 mijë e 993 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arian Tahiri me 34 mijë e 885 vota.
Në top 5-shen e kandidatëve më të votuar të PDK-së janë edhe Uran Ismaili me 31 mijë e 531 vota dhe Vlora Çitaku me 21 mijë e 757 vota.
Pas tyre renditen Sala Jashari, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj dhe Mërgim Lushtaku.



