
Biznesmeni dhe politikan i njohur thekson rolin e Rugovës si udhëheqës që ndërtoi themelet e shtetësisë së Kosovës.
Sot, më 2 dhjetor, Presidenti historik Ibrahim Rugova do të mbushte 81 vite jetë. Behgjet Pacolli ka ndarë kujtimet e tij për Rugovën, duke e përshkruar atë si simbol të mençurisë, durimit dhe paqes.
“Kjo foto e vjetër, dekada më parë, më kujton takimet tona të shumta – të qeta, të urta dhe gjithmonë të përkushtuara ndaj Kosovës. Presidenti Rugova ishte simbol i mençurisë, i durimit dhe i paqes; njeri që me qetësinë e tij të hekurt ndërtoi themelet e shtetësisë sonë,” shkruan Pacolli.
Ai shton se Rugova mbetet frymëzim i përhershëm për çdo njeri që e do këtë vend dhe beson se rruga drejt së ardhmes ndërtohet me vizion, urtësi dhe punë: “Lavdi jetës dhe veprës së tij.”




