Ligji për Specialen, BE-ja e përsërit: Është në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkim Evropian ka ritheksuar qëndrimin kundërshtues ndaj aprovimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, që u votua në dy lexime ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Christian Ëigand, ka thënë se ndryshimet e aprovuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare, transmeton KOHA.

“BE-ja ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion gjyqësor i pavarur. I themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014-2015, që veprojnë brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe të sanksionuara në Kushtetutën e Kosovës, dhe më lejoni të përsëris atë që kemi thënë dhe publikuar edhe në një deklaratë se sigurisht ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës është në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”, ka thënë Ëigand, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.